Bota

Notari vdes në sulmin e parë fatal të peshkaqenit në Sydney që nga viti 1963

Një notues ka vdekur pas lëndimeve katastrofale nga sulmi i një peshkaqeni.

Sulmi ka ndodhur në Sydney dhe është i pari që prej vitit 1963 kanë thënë autoritetet australiane.

Ekipet emergjente janë thirrur në plazhin Little Bay afër Malbarit të mërkurën pasdite kur copëza të trupit të njeriut janë gjetur në ujë.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Autoritetet në New South Wales nuk kanë dhënë emër të viktimës dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Plazhi Little Bay dhe disa plazhe tjera afër janë tashmë të mbyllura.

Derisa ka ndodhur sulmi, edhe persona të tjerë kanë qenë duke u larë në plazh, e disa të tjerë edhe duke peshkuar.

“Disa persona kanë qenë duke notuar dhe peshkaqeni ka ardhur edhe e ka sulmuar at”, ka thënë një dëshmitar. “Ne dëgjuam disa të bërtitura dhe pastaj kur kthyem kokën pas pamë sikur një veturë të kishte rënë në ujë”.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *