KryesoreOpinion/Aktualitet

Nostalgjia për kohët e mira të moçme të Mesjetës, kur sundonte kryqi ortodoks mbi Ballkan, s’po do me e lëshu kishën ortodokse të Shqipnisë

Shkruan Frashër Oseku

A ju kujtohet Edi Rama si na mbajti ligjërata, se qysh me luftu ne për Kosovën? Eh tash, sa pa kalu java, Kisha ortodokse e Shqipnisë paska çu djem e vajza prej Fierit me e pa eparhinë serbe të Rashkës e Përzerenit!! 😱

Kjo nostalgjia për kohët e mira të moçme të Mesjetës, kur sundonte kryqi ortodoks mbi Ballkan, s’po do me e lishu kishën ortodokse të Shqipnisë. Më 2017, klerikët ortodoksë shqipfolës, Spiro Kostoli e Harallamb Terziu, banin lutje e ndiznin qira në kishën e shën Pavlit në Durrës bashkë me klerikun ekstremist serb Igor Zirojeviç, që kish në fb foto me Mlladiçin dhe tanket serbe në Kosovë. “Si një herë e një kohë”, shkruente Spirua asokohe në fb shqip e greqisht.

Tash 7 vjet ma vonë, kreu i tyne, Nikollë Hyka, mitropolit i Fierit, Patosit e Libofshës, paska nisë 20 djem e vajza fierakë për vizitë te mitropolititi (vladika) Teodosije Shibaliç, kreu i eparhisë së Rashkës e Përzerenit. Bash ai Teososije pra, që vazhdon me i dëftu kujto që e pyet se si “Kosova e Metohia iu morën Serbisë shkaku i lojnave gjeopolitike”; largkjoftë me përmendë gjenocidin serb mbi shqiptarë, a.

Ne s’pritshim tjetër nga Teodosije, se është një nga klerikët e krahut të patriarkut të ngordhun serb Irinej. Ju kujtohet, ai maniaku që ndizte qira për me u kthy ushtria serbe në Kosovë. Sa herë pat lypë ai xhihad për Kosovë, mbi njëqind?

Lexo më shumë  Deputeti gjerman: Pas Banjskës, nuk do të ishte çudi nëse Serbia do të ishte edhe pas atij në Ibër-Lepenc

Por pritshim pak më mirë prej Nikollë Hykës. Se Nikollë Hyka s’ësjtë se nuk di ma mirë, a. S’është i panjoftuem. As është i ri dreqi: ai ishte në Durrës më 1999, kur atje mbërrinë mbi 2o mijë refugjatët shqiptarë të dëbuen prej serbëve. Në Durrës asokohe ishte edhe spitali fushor qendror për tanë refugjatët nga Kosova.

I di ai kokërr dreqi të tana traumat e kosovarëve; e di fort mirë se çka bani botën me i shporrë serbët nga Kosova. E di, Nikollë Hyka, kështu siç e dimë ti e unë, që asnjë klerik i kishës serbe s’ka shprehë kurrë asnjë fije pendim për gjenocidin serb këtu, biles përkundrazi: e di Nikolla që ata kërkojnë përditë që me u kthy këtu Serbia, edhepse ky kthim s’bahet ndryshe veç me një gjenocid të ri!

I di tana këto, Nikollë Hyka; e tue i ditë pra të tana këto në detaj, prapë i gjuen djemtë e vajzat shqiptare në krahë të vladikës Teodosije.

Shtrohet pyetja: a ka ligj more në Shqipni që obligon edhe entet fetare? Shteti shqiptar i ka shqiptarët jashtë vendit në kushtetutë. Parlamenti shqiptar ka miratu rezoluta për Kosovën. Biles Edi Rama vjen e na mban pordhë e piskamë në Prishtinë, tue na msu neve qysh u dashka ne me ba ma shumë për vedin, a.

A ka ai ndonjë ndikim a mbikëqyrje mbi entet fetare, apo mujnë me ba bash çka të duen? A munden institucionet fetare nën epokën e tij si kryeministër me nisë rininë në krahë të ISIS-it ortodoks të Ballkanit, pa asnjë frigë prej tij a? Pse me i arrestu hoxhallarët atëhere, kur i nisin djemtë e çikat në krahët e ISIS-it musliman? Pse, ku është dallimi?

Lexo më shumë  Bilanci i luftës në Ukrainë – Rusia ka humbur gati 800 mijë ushtarë, 390 aeroplanë dhe 9672 tanke

Nikollë Hyka i ka nisë 20 djem e vajza fierakë në krahë të Teodosie Shibaliçit, për me u dëftu ai eparhinë e Rashkës e Përzerenit. Tue ditë Teodosien, unë muj me përfytyru se çka u ka tregu ai fierakëve të ri. Por e di qindpërqind se çka NUK u ka kallzu. Vë bast, ta zamë, se s’u ka kallxu asgja për masakrën serbe mbi lagjen Tusus në Përzeren, ku u vranë 375 civilë duerthatë; as për masakrën e Korishës jashtë qytetit, ku vranë edhe 77 të tjerë. Vë bast që s’u ka dëftu për këto, pse klerikët e kishës së Teodosijes në Përzeren i bekonin asokohe kriminelët me vaj e me timjan. Pse s’kanë kurrë ndjesë kristiane pët atë mëkat që kanë ba, para njerëzve e para Zotit të vet. E pse ata edhe sot kërkojnë botërisht Kosovën në Serbi: edhepse kjo do t’i shtynte shqiptarët me ikë prapë deri në Durrës e në Fier.

Vë bast, po ashtu, se e di çka ka me ba Edi Rama. Asgja prej gjaje. Se ai veç pordhë të nxehta ka rreth Kosovës.

(Fotot: Fierakët në kishën serbe, dhjetor 2024; Spiro Kostoli e Harallamb Terziu me Igor Zirojeviçin më 2017; si dhe Nikollë Hyka, 2022)

YouTube player