Norvegjia: Kina kreu sulm kibernetik ndaj parlamentit tonë
Norvegjia tha të hënën se Kina bëri një sulm kibernetik në sistemin e postës elektronike të parlamentit norvegjez, duke u bërë thirrje autoriteteve atje që të ndërmarrin hapa për të parandaluar aktivitete të tilla.
“Ky është një incident serioz që ka goditur institucionin tonë më të rëndësishëm demokratik,” tha Ministrja e Jashtme, Ine Eriksen Soereide në një deklaratë.
Një hetim nga shërbimet e inteligjencës së vendit kishte zbuluar se sulmi erdhi nga Kina dhe këtë e kanë konfirmuar edhe disa nga aleatët e Norvegjisë, Bashkimi Evropian, si dhe Microsoft, shtoi ajo
Ambasada kineze në Norvegji nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment. Zyrtarët kinezë më parë kanë thënë se Kina është gjithashtu një viktimë e piraterisë dhe kundërshton të gjitha format e sulmeve kibernetike.
Sulmi kishte përdorur një vrimë sigurie në softuerin e Microsoft-it.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë, akuzuan të hënën Ministrinë e Sigurisë së Shtetit të Kinës për një fushatë globale të hakerimit kibernetik, duke iu referuar posaçërisht edhe një sulmi më të gjerë ndaj Microsoft-it, të zbuluar në fillim të këtij vit.
Ministrja e Jashtme norvegjeze tha se ambasadori kinez në Norvegji ishte thirrur për të diskutuar çështjen drejtpërdrejt dhe se ajo priste që Kina ta merrte çështjen jashtëzakonisht seriozisht.
“Autoritetet kineze duhet të parandalojnë që sulme të tilla të ndodhin”, tha ajo./metro.us
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara