Norvegjia dhe Britania i dhurojnë Ukrainës mikro-dronë
Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i dhurojnë Ukrainës mikro-dronë për të luftuar kundër pushtimit rus, ka thënë Ministria e Mbrojtjes të mërkurën.
Norvegjia i ka dhuruar dronë “Black Hornet” të cilët janë në vlerë 9.25 milionë dollarë, ka thënë ministria.
Paketa përfshinë njësi “Black Hornet”, pjesë këmbimi, transport dhe trajnim të cilat do të financohen nga Mbretëria e Bashkuar në fondin që edhe Norvegjia ka kontribuuar, shkruan CNN-i të mërkurën.
Ministria gjithashtu ka bërë të ditur se Ukraina ka bërë kërkesë për këtë lloj dronësh për t’i ndihmuar në luftën kundër Rusisë.
“Këta dronë do t’i ndihmojnë Ukrainës në betejën kundër Rusisë”, ka thënë Ben Wallace, sekretar i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Rruga Press