Bota

Norvegjia dërgon avionë F-35 dhe trupa ushtarake për të ruajtur aeroportin strategjik në Poloni

Norvegjia do të marrë përgjegjësinë brenda NATO-s për ruajtjen e hapësirës ajrore të aeroportit Rzeszów të Polonisë , duke dërguar rreth njëqind ushtarë, sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe luftëtarë F-35.

Vendimin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Bjern Arild Gramm.

Aeroporti që ndodhet rreth 100 kilometra nga kufiri me Ukrainën luan një rol strategjik në transportimin e pajisjeve ushtarake për forcat e Kievit. “Aleatët e Polonisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut po ndihmojnë me radhë për ta mbrojtur atë”, shpjegoi Bjern Arild Gramm.

Aeroporti gjithashtu luan një rol qendror në transportin mjekësor për të cilin është përgjegjëse Norvegjia.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan 725 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS, rreth njëqind personel ushtarak dhe avionë me vëzhgim të ulët do të dërgohen në ditët në vijim dhe misioni norvegjez, i cili përfshin patrullimet në hapësirën ajrore polake, do të zgjasë të paktën deri për Pashkë.

Trupat amerikane janë aktualisht të stacionuara në Rzeszów dhe aeroporti mbrohet nga sistemet “Patriot”. Lëvizja vjen në një kohë kur Gjermania ka njoftuar po ashtu se do të vendosë sistemet e veta “Patriot” në Poloninë juglindore në fillim të vitit 2025.

Lexo më shumë  Policia gjeorgjiane arreston liderin e opozitës në ditën e katër të protestave anti-qeveritare

Ministri polak i Mbrojtjes Wladysław Kośniak-Kamis falënderoi Norvegjinë përmes platformës ‘X’. “Nga dhjetori, siguria jonë kufitare do të forcohet më tej. Katër F-35 norvegjeze dhe sisteme kundërajrore do të mbrojnë hapësirën tonë ajrore dhe krahun lindor të NATO-s. Shumë faleminderit për aleatët tanë në Norvegji!”, tha ai, shkruan A2CNN.Varshava ka qenë ndër mbështetësit kryesorë politikë dhe ekonomikë të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës me Rusinë gati tre vjet më parë. Polonia është gjithashtu një qendër logjistike kritike për dërgimin e ndihmës ushtarake nga shtetet perëndimore për forcat e armatosura të Kievit. 

Rruga Press

YouTube player