Bota

Nju Jorku, vendi i parë që bën të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë punëtorët

“Të gjithë njujorkezët duhet të vaksinohen nëse duan të shkojnë në punë”. Kjo është deklarata e bujshme e kryebashkiakut Bill de Blasio, e cila pritet të shkaktojë reagim te qytetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

“Sektori publik prej disa kohësh ka marrë urdhër të vaksinojë punonjësit, por tashmë kjo gjë do të shtrihet dhe në sektorin privat”, tha De Blasio në një intervistë televizive.

Lexo më shumë  Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës së re për ta përcaktuar atë si shtet

Masa do të hyjë në fuqi duke filluar nga 27 dhjetori.

Më tej, kryebashkiaku De Blasio sqaron se kjo masë vjen si pasojë e parashikimeve të ekspertëve, të cilët presin një shtim të infektimeve me koronavirus për shkak të festave të fundvitit dhe të variantit të ri, i cili nga sa raportohet mund të jetë më infektues.

Lexo më shumë  Portugalia heq dorë nga blerja e avionëve F-35, shkak Donald Trump

“Vaksinat janë e vetmja gjë që mund ta kthejë këtë luftë dhe të bëjë ndryshimi”, përfundoi De Blasio duke shtuar se tashmë Nju Jorku mund të konsiderohet si qyteti i parë që bën të detyrueshëm vaksinimin në sektorin privat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit