Njësitë Speciale ukrainase shkatërrojnë ‘okularët’ e radarëve S-400 rus në Krime – si u krye operacioni sekret
Njësitë e Forcave Speciale të Ushtrisë Ukrainase kanë kryer një sulm të suksesshëm ndaj një stacioni radar të sistemit të mbrojtjes ajrore rus S-400 Triumph në Krime, që aktualisht ndodhet nën okupim rus. Lajmin e bëri të ditur vetë Ushtria ukrainase përmes Telegram-it.
“Herët në mengjes, më 30 shtator, njësitë e Forcave Speciale goditën një stacion radar të sistemit të lëvizshëm të raketave tokë-ajër S-400 Triumph,” bëhet e ditur në raport. Stacioni radar, i cili është i dizajnuar veçanërisht për të synuar dronët, u neutralizua përmes sulmeve me dronë të Forcave Speciale.
“Forca e sistemit S-400 bazohet tek radarët, ‘sytë’ e tij. Pa këtë element vëzhgimi dhe drejtimi, i gjithë sistemi humbet kapacitetin luftarak,” shpjeguan njësitë ukrainase.
Përveç këtij sulmi, Forcat Speciale të Ukrainës, në bashkëpunim me luftëtarë nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vrarë tre ushtarë rusë, kanë shkatërruar transportin e tyre gjatë një misioni zbulimi në një rajon të Rusisë dhe kanë sekuestruar dokumente dhe armë.
Rruga Press

