KryesoreLajme

Njësia Speciale monitoron urat e reja mbi Ibër, Elshani: Rritje e vigjilencës deri në hapje

Njësia Speciale Operative e Kosovës po monitoron nga afër punishten e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani tha se është shtuar vigjilenca deri në hapjen e urave.

Dy urat e reja mbi lumin Ibër pritet të hapen më 1 shtator për qarkullim të veturave, derisa ndërtimi i tyre filloi 54 ditë më parë.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Sakaq, këtë të hënë ka nisur edhe asfaltimi i të dy urave, sipas zyrtarëve të qeverisë në detyrë.

YouTube player