Bota

Njeriu më i pasur i Ukrainës zotohet të rindërtojë Mariupolin

Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov është zotuar se do të ndihmojë në rindërtimin e qytetit të Mariupolit, ku ai zotëron dy fabrika të mëdha çeliku.

Në 8 vite luftime në lindje të Ukrainës, Akhmetov e ka parë perandorinë e tij të biznesit duke iu shkatërruar, megjithëse mbetet i sigurt se ushtarët ukrainas do ta mbrojnë qytetin, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

“Mariupol është një tragjedi dhe një shembull global i heroizmit. Për mua, Mariupol ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas,” tha Akhmetov.

Kompania e tij Metinvest, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, njoftoi përmes një deklarate se nuk do të punonte kurrë nën pushtimin rus.

Sipas kompanisë, rrethimi i Mariupolit kishte çaktivizuar më shumë se një të tretën e kapacitetit të prodhimit të metalurgjisë në vend.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike
Miliarderi ukrainas, Rinat Akhmetov

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *