Njëri prej tyre kaloi edhe nga Shqipëria, ku po mundohet t’i fshehë super-jahtet e tij Roman Abramovich
Roman Abramovich po has vështorësi për t’i fshehur jahtet luksoze. Super-jahti i pronarit të Chelseat ka mbërri sot në resortin turkstik të Marmaris në Turqi.
Lajmin e kanë bërë zërat nga porti, një ditë pasi një tjetër jaht i miliarderit rus kishte arritur afër Bodrumit, gjithashtu në jug-perëndim të vendit.
“Eklipsi”, i cili është njëri nga jahtet më të gjata në botë, 162.5 metra me flamur të Bermudas, ka arritur në Marmaris pasi kaloi nëpër ishujt grekë te Kretas dhe të Rhodes, ndërsa paraprakisht kaloi edhe nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria, njoftojnë të dhënat e trafikut detar.
Këto të dhëna po ashtu tregojnë se super-jahti Solaris ka mbërri në Bodrum, më saktësisht 80 kilometra nga ky qytet, duke iu shmangur detërave të vendeve të Bashkimit Evropian pas sanksioneve që iu vunë oligarkëve pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Solaris ndërkohë është 140 metra i gjatë dhe po ashtu e mban flamurin e Bermudas.
Nuk ka indikacione nëse Abramovich ishte prezent në ndonjërin prej jahteve të tij.
“Eklipsi” raportohet se i ka dy platforma helikopterësh, nëntë kuverta, një pishinë dhe mbrojtje raketore të integruar.
Ai ishte njëri prej miliarderëve që u fut në listën e zezë të Bashkimit Evropian javën e kaluar, ndërsa qeveritë e BE-së kanë paralajmëruar në ditët e kaluara se do t’i sekuestrojnë jahtet e mëdha dhe asetet tjera luksoze të oligarkëve rusë.
Abramovich tashmë është ndëshkuar nga Britania e Madhe, e cila ia ka ngrirë krejt asetet dhe ia ka mohuar futjen në territorin e saj dhe jetesën aty.
Nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vazhdim t’i sekuestrohen këta dy jahte miliarderit Abramovich.
Rruga Press