Një vrimë gjigante shfaqet në Diell
Teleskopi hapësinor i Observatorit të Dinamikës Diellore (SDO) të NASA-s ka kapur imazhe të një vrime të madhe në shtresën e jashtme të Diellit. Struktura ka një diametër prej 800,000 kilometrash.
Kjo zonë është 60 herë më e madhe se sipërfaqja e Tokës. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur më 25-26 janar dhe këtë të premte ekspertët kanë thënë se era diellore mund të arrijë në Tokë këtë të premte, por pa pasur asnjë ndikim negativ, pasi vlerësohet të jetë e klasës G1, nga 5 të tilla.
Këto vrima shkaktohen në rajone të caktuara të diellit, pasi fusha magnetike hapet, ato “lëshojnë material diellor me shpejtësi të lartë në një rrjedhë të erës diellore”. Kjo do të thotë që këto zona nuk janë të lidhura me fusha magnetike të natyrës turbulente, si njollat diellore, dhe lejojnë që nxehtësia të rrjedhë nëpër hapësirë, shkruan A2 CNN.
Për shkak të magnetizmit të tyre, këto vrima janë më të ftohta dhe kapen nga teleskopi i Observatorit të Dinamikës Diellore (SDO) si pika të errëta. Ky teleskop ka instrumente të tilla si Eksperimenti i Variabilitetit Ultraviolet Ekstrem, që mat rrezatimin, dhe Asambleja e Imazheve Atmosferike, e dedikuar për të marrë imazhe në banda ultraviolet.
Rruga Press