Bota

Një vendosje ushtarake amerikane në Evropë/ Ç’paralajmëroi Jake Sullivan gjatë rrugës për në Madrid

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë “njoftime specifike” në një takim të NATO-s të mërkurën për “një angazhim të ri dhe afatgjatë ushtarak në tokë, në det dhe në ajër” në Evropë, tha një këshilltar i lartë i presidentit Joe Biden.

Jake Sullivan, këshilltari kryesor diplomatik dhe ushtarak i Biden, tha gjatë fluturimit të Air Force One për në Madrid, ku po zhvillohet samiti i NATO-s, se “një numër vendesh të Aleancës” do të “premtojnë gjithashtu të rrisin kontributet e tyre të mbrojtjes në krahun lindor, duke theksuar Balltikun”.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Gjatë bisedimeve me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, presidenti amerikan planifikon të njoftojë se SHBA do të rrisë numrin e destrojerëve në portin ushtarak jugor Rota nga katër në gjashtë, transmeton AFP.

“Në fund të samitit, do të ketë një sistem më të fortë, më efektiv dhe më të besueshëm, i cili do të marrë parasysh kërcënimin më akut dhe serioz rus, jo vetëm për shkak të asaj që ka bërë në Ukrainë, por edhe për shkak të mënyrës Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Bjellorusisë”, tha Sullivan.

Rusia “në muajt e ardhshëm” planifikon të stacionojë raketat e saj Iskander në Bjellorusi, të cilat mund të mbajnë koka bërthamore, njoftuan të shtunën presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko.

Për këtë çështje, Sullivan ka theksuar se është e rëndësishme ajo që po ndodh në terren dhe jo në bisedën mes dy liderëve.

“Sigurisht, nëse vendosja e ushtrisë ruse, duke përfshirë kapacitetet bërthamore, vazhdon, kjo është një shqetësim për të gjithë Aleancën,” shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *