Bota

Një ushtar ukrainas vritet në luftimin me separatistët pro-rusë

UKRAINË – Ukraina ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë gjatë luftimeve me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, në kohën kur tensionet me Moskën po rriten.

Sipas The Guardian, Kievi është duke luftuar me kryengritësit pro-rusë në dy rajone kufitare me Rusinë që nga viti 2014, kur Kremlini e kishte aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express. Ushtria ukrainase tha se separatistët i kanë shënjestruar pozicionet e saj me granatahedhës dhe mortaja. Forcat ukrainase raportuan se një ushtar u vra dhe një tjetër u lëndua.

Lexo më shumë  Zhivkoviq: Regjimi i Vuçiqit përmes BIA-s po përdor përgjime ilegale për të ruajtur pushtetin

Rasti i fundit fatal e çon në 65 numrin e të vrarëve në radhët e forcave ukrainase vetëm nga fillimi i këtij viti. Në vitin 2020 ishin regjistruar 50 të vrarë.

Rusia dyshohet se ka grumbulluar rreth 100.000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë paralajmëruar Rusinë për pasoja të rënda në rast të agresionit ndaj Ukrainës. Që nga fillimi i luftës në pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014 janë vrarë gjithsej më shumë se 13.000 njerëz.

Lexo më shumë  Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *