BotaKryesore

Një traktat që ‘flet’ me raketa – Londra dhe Berlini bashkë për sigurinë e Evropës!

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë nënshkruar sot një traktat historik sigurie, i konsideruar si marrëveshja më e rëndësishme dypalëshe mes dy vendeve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz formalizuan paktin në një ceremoni zyrtare në muzeun Victoria dhe Albert në Londër, duke e cilësuar atë si një hap vendimtar në rivendosjen strategjike të marrëdhënieve anglo-gjermane, sidomos pas daljes së Britanisë nga BE-ja (Brexit).

Marrëveshja përfshin zotime të ndërsjella për ndihmë mbrojtëse në rast të ndonjë sulmi të armatosur, duke përforcuar kështu aleancën e tyre dypalëshe përtej detyrimeve që rrjedhin nga NATO. Megjithatë, zyrtarët e të dyja vendeve kanë theksuar se traktati nuk e zëvendëson Nenit 5 të NATO-s, por e plotëson atë në një kontekst të ri gjeopolitik.

Lexo më shumë  Britania e Madhe dhe Norvegjia formojnë "aleancë detare për të ndjekur nëndetëset ruse"

Ky zhvillim vjen në një kohë kur agresioni i vazhdueshëm rus dhe pasiguria për angazhimin amerikan ndaj NATO-s nën presidencën e Donald Trump kanë ngritur alarmet në të gjithë Evropën.

Një komponent kyç i traktatit është bashkëpunimi për zhvillimin e një sistemi të avancuar raketor me rreze të gjatë veprimi (Deep Precision Strike), i cili pritet të jetë operacional brenda një dekade dhe të ketë një rreze veprimi mbi 2,000 kilometra. Ky sistem pritet të sjellë investime të mëdha në industrinë evropiane të mbrojtjes dhe të konsolidojë më tej partneritetin teknologjik midis dy fuqive.

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Edhe pse nuk përmendet direkt çështja e armëve bërthamore, traktati ka një rëndësi të veçantë për Gjermaninë, e cila mbetet e pambështetur në këtë aspekt dhe varet nga ombrella bërthamore e SHBA-së, Britanisë dhe Francës.

Marrëveshja gjithashtu përfshin aspekte të tjera të rëndësishme pas-Brexit, si tregtia, transporti dhe menaxhimi i migrimit të parregullt. Gjermania ka paralajmëruar miratimin e një ligji të ri deri në fund të vitit, që do ta bëjë të paligjshëm ndihmën për migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar.

YouTube player