Art & Kulturë

Një tjetër sukses për filmin “Zgjoi” nga Blerta Basholli

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli është përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin e Karlovy Vary, “Horizontet” – (një përzgjedhje e filmave bashkëkohorë më të shquar).

Datat e shfaqjes së filmit janë: Kinema Pupp – Salla 1P3 – 20/08 E Premte 16:00; Salla e Kongreseve 436 23/08 E Hënë 22:00; Kinema B, Salla 651 25/08 E Mërkurë 09:00; Teatri Husovka – Salla7H3 26/08 E Enjte, 16:30).

Festivali në Karlovy Vary është ngjarja më prestigjioze në lidhje me filma në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe çdo vit shfaqen më shumë se 180 filma të metrazhit të gjatë dhe dhjetëra filma artistikë me metrazh të shkurtër.

“Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *