Shëndetësi

Një tjetër ilaç kundër Covid-19, ”Regeneron” siguron 81.6% imunitet

Një tjetër medikament premton parandalimin e infektimit me virusin SARS-CoV-2. Regeneron Pharmaceuticals Inc njoftoi sot se një dozë e vetme e koktejit të saj të antitrupave uli rrezikun e infektimit me 81.6%, rezultat që zgjati dy deri në tetë muaj pasi ishte marrë.

Aksionet e kompanisë u rritën rreth 1.2% menjëherë pas lajmit, ndërkohë që pritet vendimi i rregullatorëve amerikanë për futjen e tij në përdorim për qytetarët, raporton Reuters.

Terapia e antitrupave, REGEN-COV, është aktualisht e autorizuar në Shtetet e Bashkuara për të trajtuar pacientët me forma të buta deri të moderuara të COVID-19 dhe për parandalimin e infeksionit tek individë të ekspozuar ndaj të infektuarve.

Zgjerimi i autorizimit mund të rrisë shitjet e koktejit të antitrupave të Regeneron, përballë konkurrencës së pilulave orale për COVID-19, si ato që zhvillohen nga Pfizer Inc (PFE.N) dhe Merck & Co (MRK.N).

Gjatë periudhës 8-mujore të testimit të këtij ilaçi nuk ka pasur shtrime në spital për COVID-19 në grupin REGEN-COV, por në grupin placebo janë regjistruar 6 të tilla, bëri të ditur kompania në publikimin e rezultateve të testeve klinike finale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *