Një tjetër goditje në luftë, Ukraina shkatërron bazën ruse të dronëve
Ukraina pretendon se ka shkatërruar një bazë ruse e cila përdorej për lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani si dhe për trajnimin e kadetëve për drejtimin e tyre.
Ushtria e Kievit ka postuar dhe disa foto satelitore të cilat tregojnë ndërtesën e shembur nga bombardimet, pranë aeroportit të Krasnodarit.
Moska ende nuk i ka komentuar raportet, por tha se ka rrëzuar një numër dronësh të armikut në rajon gjatë natës të premten.
Zyrtarët e marinës në Kiev deklarojnë gjithashtu se një numër instruktorësh trajnimi dhe kadetësh që mësonin të përdornin dronët Shahed të prodhuar nga Irani u vranë nga sulmi.
Rusia tha të premten se kishte rrëzuar 114 dronë gjatë një sulmi ukrainas ndaj rafinerive të naftës dhe objektivave ushtarake në jug të vendit. Zyrtarët thanë se një person u vra nga rënia e mbeturinave, por nuk përmendën sulmin në bazën e dronëve.
Rruga Press