Bota

Një tjetër asteroid po lëviz drejt Tokës

Asteroidi i madh po lëviz drejt Tokës dhe do të kalojë pranë planetit tonë më 18 janar 2022, sipas informacioneve të fundit nga Qendra e NASA-s për Studimet e Tokës.

Asteroidi u caktua si 7482 (1994 PC1). Besohet të jetë rreth 2.5 herë më i gjatë se Empire State Building në New York ose Golden Gate në Kaliforni.

Sipas NASA-s, asteroidi ka një diametër prej 1052 kilometrash dhe një periudhë rrotullimi prej rreth 2.6 orë.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Agjencia hapësinore e klasifikoi atë si një asteroid potencialisht të rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij dhe fluturimeve relativisht të afërta rreth planetit tonë.

Asteroidi pritet të kalojë pranë Tokës në një distancë prej 1.98 milionë kilometra më 18 janar.

Bëhet fjalë për asteroidin “Apollo”, i cili u zbulua nga astronomi australian Robert McNaught në vitin 1994.

Ky asteroid bëri një rreth të plotë rreth Diellit në një vit e shtatë muaj. “Udhëtari i madh në hapësirë” mund të vëzhgohet edhe me një teleskop bazë çdo 47 vjet. Herën tjetër që do të jetë afër Tokës është në vitin 2105.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Asteroidi po lëviz me një shpejtësi prej 70,515 kilometra në orë, dhe në qiellin e natës do të duket si një yll që xhiron.

Sipas analizave të NASA-s, ky shkëmb i madh hapësinor nuk do të përplaset me Tokën për të paktën 100 vjet të tjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *