Opinion/Aktualitet

Një shqiptar i Kosovës kur hyn në Serbi trajtohet si skllav që duhet të heq dorë nga të gjitha atributet shtetërore. Këtë situatë duhet ta kuptojë “ndërmjetësuesi” i BE-së Mirosllav Lajçak

Nga Enver Robelli

Një serb i Shumadisë kur hyn në Kosovë trajtohet si një austriak kur hyn në Slloveni. Një shqiptar i Kosovës kur hyn në Serbi trajtohet si skllav që duhet të heq dorë nga të gjitha atributet shtetërore. Nuk guxon ta tregojë pasaportën. Duhet të plotësojë një formular të cilin e dorëzon në pikën kufitare nëse del nga Serbia. Shpesh duhet t’i paguajë ryshfet Zoranit nga Zrenjanini, Millovanit nga Uzhica dhe Dragolubit nga Vranja. Serbia e vitit 2022 i ngjan Serbisë së vitit 1995. Deri dje shqiptari i Kosovës duhej të çmontonte edhe targat e veturës kur hynte në Serbi. Këtë situatë duhet ta kuptojë “ndërmjetësuesi” i BE-së Mirosllav Lajçak. Dhe jo të merret me ledhatime retorike të regjimit të Vuçiqit. Por pse të bëhet merak Lajçaku për drejtësi mes palëve. Atij BE ia ka vazhduar mandatin deri më 2024. Deri atëherë nuk do të bëjë asgjë. Do e marrë rrogën. Pesëshifrore. Në euro. Dhe do shpresojë se më 2024 BE prapë do t’ia vazhdojë mandatin. Shpresa e Lajçakut është se dikur vjen në pushtet opozita kosovare dhe i zbaton marrëveshjet që i ka nënshkruar vetë, përfshirë dhe bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, një lloj republike serbe brenda Kosovës. Që në të ardhmen Vuçiqi ta ketë Millorad Dodikun e vet edhe në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *