Një shqiptar i Kosovës bën 252.4 kg mbeturina në vit
Sasia e mbeturinave komunale të deponuara në deponitë sanitare në Kosovë prej vitit 2009 e deri në vitin 2019 ka shënuar rritje konstante sipas Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Sipas AMMK, përderisa në vitin 2009 janë deponuar 24720665 ton mbeturina, në vitin 2019, sasia e mbeturinave të deponuara ka qenë 44988181 ton, ose gati dyfishi i vitit 2009.
Edhe sasi e mbeturinave të deponuara për kokë banori/vit ka një trend rritje. Kështu përderisa në vitin 2011 janë deponuar 155.6 kg nga një banor në vit, në vitin 2019 janë deponuar 252.4 kg nga një banor në vit.