Një shembull i mirë: RINAS fton nxënësit rom, ashkali e egjiptas t’i ndjekin falas kurset për kimi e biologji
Organizata RINAS e cila vepron në Mitrovicë dhe Prishtinë dhe si qëllim kryesor ka edukimin e të rinjve mbrëmë ka dhënë një informacion shumë të bukur në të mirë të të gjitha komuniteteve.
Përmes një statusi në faqen e tyre ata kanë njoftuar mbrëmë që të gjithë nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas mund të ndjekin trajnimet përgatitore në fushën e Mjekësisë FALAS.
Ata u shprehën se janë kundër diskriminimit dhe ndarjes dhe se aktivitetet e tyre janë në të mirë të të gjitha komuniteteve pa dallim.
Ky reagim i tyre erdhi pas lajmeve të djeshme ku disa pjesëtar të komunitetit rom ishin diskriminuar dhe ishin larguar nga një lokal në Gjakovë.
Organizata RINAS i ka dyert e hapura për të gjithë të rinjtë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Me dëshirë të madhe i njoftojmë të gjithë anëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas që janë pjesë e shkollave të mesme dhe kanë dëshirë të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë që trajnimet përgatitore për këtë fushë mund t’i ndjekin FALAS në ambientet tona në Mitrovicë dhe Prishtinë.
Ne nuk jemi diskriminues!
#bashkë_mund_tia_dalim
#share
Rruga Press