Bota

Një ruse dënohet me burgim pasi shkroi “Jo luftë” në fletëvotim

Një grua në Rusi u dënua të mërkurën me 8 ditë burgim pasi në fletëvotim kishte shkruar “Jo luftës”, ka raportuar TheGuardian

Gjykata ruse mori vendim që Alexandra Chiryatyeva të gjobitet edhe me 433 dollarë, me arsyetimin se ka është fajtore “për huliganizëm dhe diskreditim të forcave të armatosura ruse”.

Lexo më shumë  Paranojat e Vuçiqit: Akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit se po nxisin protestat kundër regjimit të tij në Serbi

“Chiryatyeva mori një fletë të votimit dhe me shënues të kuq shkroi ‘jo luftë’ në pjesën e pasme të saj, para se ta vendoste të kutinë e votimit. Në këtë mënyrë, Chiryatyeva dëmtoi pronën shtetërore dhe diskreditoi forcat e armatosura ruse”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Procesi zgjedhor në Rusi që zgjati tri ditë u konsiderua i paligjshëm nga opozita dhe vendet perëndimore.

Lexo më shumë  Gjermania hap fabrikën gjigante të inteligjencës artificiale në Evropë

Presidenti Vladimir Putin i fitoi mbi 87 për qind të votave.

Rruga Press

YouTube player