Opinion/Aktualitet

Një popull i zgjuar ua bën marrëveshjet kundër nesh të vështira cilitdo negociator ndërkombëtar dhe aq më tepër Serbisë

Nga Elvis Hoxha

Faktet më të rëndësishëm që kanë ndodhur këta muajt e fundit, dhe që u dëshmuan bindshëm ditën e pardjeshme, janë:

1. Fakti i mirë dhe i rëndësishëm: Kur nënshkruheshin marrëveshjet një herë e një kohë, ato i ndiqnin me vëmendje vetëm ata që protestonin, ndërsa tani të tërë shqiptarët, si ata që janë në mbështetje të kryeministrit dhe ekipit të Kosovës, edhe ata që janë kundër Albin Kurtit, e ndoqën me vëmëndje dhe merak atë që po ndodhte. Kur u nënshkruan 39 marrëveshjet, ata që votuan udhëheqësinë e Kosovës ia futën gjumit bashkë me deputetët në Kuvend. Ndërsa tani të tërë qenë zgjuar. Marrëveshjet nuk kalojnë aq thjesht kur një popull qëndron i tëri zgjuar. Kjo e solli edhe një herë në jetë atë vëmendje madhështore të popullit të Kosovës kur po nënshkruhej Rambujeja. Ky zgjim është tashmë fitore, sepse një popull i zgjuar ua bën marrëveshjet kundër nesh të vështira cilitdo negociator ndërkombëtar dhe aq më tepër Serbisë.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

2. Fakti i rëndësishëm por i keq: Sulmi që i bëhet Vuçiçit në Beograd është vetëm lojë, ndërsa ata që kundërshtojnë Albin Kurtin në Kosovë nuk e kanë për lojë, por për pushtet. Dhe më e keqja është se asnjëherë nuk kanë kërkuar falje për nënshkrimin e marrëveshjeve, as për moszbatimin e marrëveshjeve sa kanë qenë në pushtet.

3. Fakt i rëndësishëm por që bie në përgjegjësinë e të tjerëve: Ndërkombëtarët këtej e tutje do të jenë të detyruar të bëjnë dy sende: objegimin ligjor të zbatimit të marrëveshjes për palët, si dhe integrimin e Kosovës në procese, aty ku heshtja përfaqësuese e Kosovës e kishte bërë atë objekt dhe jo palë. Pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën, nuk kanë më asnjë arsye për të mos e njohur Kosovën. Fus-nota do të harrohet. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është obligim tashmë dhe jo mundësi.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

4. Fakt i rëndësishëm që kërkon mbështetje të brendshme dhe të jashtme për udhëheqësinë e Kosovës: Ekzekutimi i i marrëveshjeve do të kërkojë ekipe ekspertësh nga ana jonë, por me kohën do të tregojë se negociatorët ndërkombëtarë duhet të vijnë gjithnjë e më shumë prej vendesh që e njohin Kosovën.

5. Fakt i rëndësishëm për vërtetësinë e Bashkimit Evropian: BE-ja do të ndjehet gjithnjë e më detyruar të imagjinojë sanksione, por kësaj here në drejtim të Serbisë. Sepse, sa për Kosovën, nuk ka sanksion më të madh se fakti që BE-ja e ka mbajtur Kosovën pezull me mosnjohjen e pesë shteteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *