Një pikturë e epokës së artë hollandeze gjendet në Australi
Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen sot në miliona dollarë.
National Trust në Australi thotë se gjasat janë që Alfred Fairfax, nipi i James Fairfax, themeluesit të Sydney Morning Herald, e ka sjellë pikturën në Woodford.
Alfred Fairfax ishte biznesmen i suksesshëm i kohës dhe e bleu ndërtesën në 1868.
Zbulimi i pikturës vjen në një moment kur Australia dhe Holanda shënojnë 80-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Piktura do të shfaqet në Woodford Academy si pjesë e festivalit Australian Heritage 2022 më 14 maj.
Epoka e Artë Holandeze pasqyron një epokë të historisë nga viti 1588 deri në 1672 kur tregtia, shkenca, arti dhe ushtria holandeze ishin dominuese në Evropë.
Rruga Press