Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali – Ja se ua them unë
Nga Gani Krasniqi
Dejona Mihali është bija e Aleksandër Mihalit, ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar.
I asaj ushtrie e cila ishte model frymëzimi dhe mbështetëse e Ushtrisë së lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas pensionimit të tij ishte kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar.
Po ashtu Dejona është bija e Lindita Mihali, Soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, model për gruan shqiptare.
Ndërsa aty ku e ka merakun z. Rama dhe zëdhënësit e tij për të qenë në dijeni se kush është, pra bëhen që nuk e dijnë.
Po, Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotori i kësaj familje politike LVV-s, subjektit më të fuqishëm dhe më demokratik në Republikën e Kosovës.
Rruga Press

