Bota

Një muaj pasi evakuoi stafin, Turqia rihap ambasadën në Kiev

Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të Ukrainës, pas muajin e kaluar evakuoi stafin për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Përparimi i trupave ruse drejt Kievit bëri që Turqia muajin e kaluar të zhvendoste ambasadën e saj në Çernivtsi, qytet në afërsi të kufirit me Rumaninë.

“U desh që përkohësisht të zhvendosnim aktivitetet tona në qytetin Çernivtsi, që u bë qendra jonë logjistike”, tha Ambasada turke në Ukrainë përmes një postimi në Twitter.

Lexo më shumë  Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

“Prej sot, ne do të kthehemi në Kiev, në shtëpinë tonë”.

Ukraina ka thënë se forcat ruse po tërhiqen nga pjesët veriore përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe nga Çernihivi.

Lexo më shumë   Irani do ta hapë Ngushticën e Hormuzit për Japoninë

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, së fundi ka thënë se do të përqendrojë aktivitetet e saj ushtarake në lindje të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *