Bota

Një mision i OKB-së niset për në Zaporizhzhia: Duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Evropës

Një mision nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është rrugës për në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, tha kreu i organizatës.

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritej të mbërrinte në termocentral më vonë këtë javë.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter.

Lexo më shumë  Udhëheqësit e vendeve arabe njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.

Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit.Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

Lexo më shumë  Tusk i bën thirrje BE-së të konfiskojë asetet ruse për të financuar Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *