KryesoreOpinion/Aktualitet

Një kronologji e shkurtër bllokimi opozitar: Mars 2025 – Mars 2026

Shkruan Ali Mehmeti

𝐍𝐉𝐄̈ 𝐊𝐑𝐎𝐍𝐎𝐋𝐆𝐎𝐉𝐈 𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐑𝐓𝐄̈𝐑

𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟓: Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e partive humbëse shqiptare, në mbledhjen themeluese të Kuvendit të Kosovës refuzojnë të verifikojnë mandatet e veta, sikur nuk ishin ata vet që konkurruan për ato vende?! – Qëllimi: bllokimi i themelimit të Kuvendit, respektivisht të shtetit që vetëm hajvanati mund ta bënte. Të nesërmen dikush ju shpjegoi hajvanllakun e tyre dhe ndryshuan mendim, verifikuan mandatet e veta.

𝐌𝐚𝐫𝐬-𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓: refuzuan të votojnë gruan më të votuar, Albulena Haxhiun dhe shumë të tjerë nga partia fituese për Kryetare Kuvendi edhe pse kjo pozitë me Kushtetutë i takon fituesit. Qëllimi: bllokimi i themelimit të Kuvendit, respektivisht të shtetit.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭-𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓: Edhe pse u themelua Kuvendi, refuzojnë të votojnë buxhetin e vitit 2026, refuzojnë të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në vlera prej afër 1 miliardë euro! Qëllimi: Bllokimi i pagesës së pagave për administratën shtetërore dhe shpenzimeve tjera qeveritare që do shkaktonin pakënaqësi të punëtorëve dhe trazira sociale në nivel vendi duke tentuar që për këtë ta akuzojnë fituesin e zgjedhjeve!

Refuzojnë të votojnë jo vetëm Albin Kurtin por edhe Glauk Konjufcën për Kryeministër! Qëllimi: bllokimi i themelimit të Qeverisë, respektivisht të shtetit!

𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓: Shpallen zgjedhjet e reja për 28 dhjetor 2025 ku LVV me partnerë fiton 51,1%.

Lexo më shumë  FSK-ja bën homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟔: Formohet Qeveria Kurti3, aprovohet buxheti (pa votat e opozitës), aprovohen marrëveshjet ndërkombëtare, debllokohet shteti dhe pagat për afër 100 mijë të punësuar.

𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔: Prapë po tentohet bllokimi i zgjedhjes së President/it/es për të provokuar zgjedhjet e reja!

𝐏𝐄̈𝐑𝐅𝐔𝐍𝐃𝐈𝐌: Strategjia e vetme e opozitës për ta rikthyer pushtetin është nëpërmjet 𝐁𝐋𝐋𝐎𝐊𝐀𝐃𝐄̈𝐒 𝐒𝐄̈ 𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓, kurse qëllimi 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐍𝐃𝐀𝐋𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐑𝐄𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐕𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐄̈𝐒𝐈 !

𝐏.𝐒.

E vetmja pendesë e opozitës: si nuk e zbuluam bllokimin në vitin 2021! – H. Feraj

YouTube player