Një i vdekur dhe 1,370 raste me COVID-19 sot në Kosovë
Një person ka vdekur nga koronavirusi të shtunën në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 106.056.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815.
Rruga Press