Argument

Një grua e rrezikshme – Ka pasur aftësi të ndërtojë dy pallate në lagjen e milionerëve dhe siç po duket, edhe aftësi për të rrënuar rendin kushtetues

Nga Kimete Berisha

(Hop.)

E zonja.

Shumë e zonja.

E aftë.

Edhe më e aftë.

Ka pasur aftësi të ndërtojë dy pallate në lagjen e milionerëve –

dhe, siç po duket, edhe aftësi për të rrënuar rendin kushtetues.

Siç thotë një fjalë e vjetër arabe:

vetëm ai që di të ndërtojë, di edhe të rrënojë.

Lexo më shumë  Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit ka paqartësi kushtetuese por Kushtetuta as nuk e shpjegon qartë një situatë: Çfarë ndodh kur seanca nuk zhvillohet fare ose kur seanca nuk ka kuorum?!

Ajo e dinte se po e rrezikonte rendin kushtetues.

Kur e shpërndau Kuvendin, tha:

“Më mirë ta shkel Kushtetutën duke e mbrojtur.”

Pra, nervoza e saj është më e madhe se Rusia.

Paradoksi:

Dikur ajo nuk pranonte që “lënda e saj” të gjykohej nga gjyqtari serb Radomir Laban, të cilin e quante rrezik për sigurinë kombëtare dhe e akuzonte për veprime antikushtetuese –

ndërsa tani pikërisht Laban po e mbron rendin kushtetues nga Presidentja.

Lexo më shumë  Rrustemi: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe përgjegjësia e Komunës

P.S.

Ta shkarkosh një Presidente në ditën e fundit të mandatit do të ishte shumë interesante.

AUTOKRITIKË:

S’ka gjë më të rrezikshme se një grua e palumtur – kam thënë unë… ose ndoshta edhe Niçe.

Rruga Press

YouTube player