Opinion/Aktualitet

Një gjë është po aq e qartë, sa një ditë vere: Albin Kurti e njeh politikën

Nga Lirim Gashi

Një gjë është po aq e qartë, sa një ditë vere:

Albin Kurti e njeh politikën, kulturën dhe mentalitetin serb si xhepin e tij të djathtë dhe ky është më shumë se një lajm i mirë për ne.

Sepse me metodën sy për sy dhe dhëmb për dhëmb, ai i ngre Vuçiqit kurthe të njëpasnjëshme, që e bëjnë atë agresiv si një luan të plagosur që s’ka dhëmbë.

Vuçiqi i këtyre ditëve, është një luan i frikësuar, i plagosur dhe pa dhëmbë, që nuk është në gjendje të kafshojë as një mi të vogël, edhe pse vazhdimisht nxjerrë flakë nga goja, dhe shfaq fytyrën e tij të shëmtuar para bashkësisë ndërkombëtare.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Më saktë; Albini jo vetëm që i imponon vazhdimisht Vuçiqit një politikë dhe diplomaci defenzive, por edhe vazhdimisht e detyron atë të tregojë fytyrën e tij të shëmtuar para komunitetit ndërkombëtar politik, diplomatik dhe ushtarak.

“Nëse paraardhësit e Albinit do të ishin sjellë njësoj si ai, Serbia e cila doli nga lufta si humbëse e trefishtë me ekonomi, ushtri dhe infrastrukturë të shkatërruar, nuk do të mund ta ndalonte kurrë mbylljen e shtetësisë së Kosovës.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Fatmirësisht për ne, ata bënë një sërë gabimesh amatore në negociatat e Brukselit dhe pa nevojë u futën në vështirësi të paimagjinueshme”,–tha Ivica Daçiq gjashtë muaj më parë, në një bisedë të brendshme me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij politikë, për të cilën u raportua pothuajse nga të gjitha gazetat e njohura serbe.

Çfarë vërteton kjo?

Kjo dëshmon se ne kishim një konfiguracion politik në pushtet, i cili ishte jo vetëm analfabet politik dhe letrar, por edhe shumë i papërgjegjshëm ndaj popullit dhe shtetit të tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *