Bota

Një gazetar meksikan që mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë qëllohet për vdekje, para shtëpisë së tij

Një fotoreporter u qëllua për vdekje të hënën në qytetin e rrënuar nga krimi të Meksikës, Tijuana, në kufi me Shtetet e Bashkuara, thanë autoritetet – vrasja e fundit e tillë në një nga vendet më vdekjeprurëse në botë për gazetarët.

Sipas mediave të huaja, Margarito Martinez, 49 vjeç, u sulmua me armë zjarri dhe trupi i tij u gjet pranë shtëpisë së tij, tha në një deklaratë sekretariati i sigurisë në shtetin veriperëndimor të Baja California.

Një gazetar i Tijuana, i cili mbulonte çështjet e krimit dhe sigurisë në qytetin kufitar, ai u qëllua për vdekje të hënën jashtë shtëpisë së tij teksa po largohej për në punë.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Martinez, i cili punonte për media, përfshirë të përjavshmen Zeta të Tijuana, kishte marrë kërcënime, sipas një grupi të të drejtave të medias.

Autoritetet po hetonin gjithashtu vrasjen e një tjetër gazetari dhe aktivisti të mediave sociale, Jose Luis Gamboa, i cili vdiq në spital disa ditë pasi u godit me thikë në shtetin lindor të Veracruz më 6 janar.

Ishte e paqartë nëse vrasja kishte lidhje me punën e tij.

Organizata mbikqyrëse e të drejtave të medias Reporterët pa Kufij (RSF) e rendit rregullisht Meksikën së bashku me vendet e shkatërruara nga lufta si Afganistani dhe Jemeni, si vendet më të rrezikshme në botë për mediat e lajmeve.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Të paktën shtatë gazetarë u vranë në Meksikë në vitin 2021, sipas një numërimi të AFP, megjithëse nuk është përcaktuar nëse të gjitha vrasjet ishin të lidhura me punën e tyre.

Më shumë se 100 reporterë janë vrarë që nga viti 2000 në Meksikë dhe vetëm një pjesë e krimeve kanë rezultuar në dënime.

Rruga Press

YouTube player