Një fermë italiane po prodhon energji e gaz nga mbetjet e bagëtive
Prodhimi i energjisë dhe gazit të veturave nga mbetjet e bagëtive mund të mos duket i vërtetë, por po ngjan në një fermë pranë Piacenzas, në rajonin Emilia Romagna të Italisë.
Ferma ka 600 lopë nga ku nxjerrët sasi e madhe qumështi, por përveç kësaj, biznesi i drejtuar nga një familje është diversifikuar në fusha të reja, shkruan të mërkurën “Euronews”.
“Gjatë viteve të fundit, ne kemi filluar një projekt që po na lejon të prodhojmë energji të rinovueshme. Dua të them, ne mund të prodhojmë energji nga jashtëqitjet e kafshëve dhe mbetjet e bagëtive, së bashku me nënproduktet bujqësore”, ka thënë pronarja Nicoletta Cella.
Pas fermës, një strukturë specifike nxjerr bio-metan nga mbetjet e kafshëve dhe e transporton atë drejtpërdrejt në pjesën e përparme, ku klientët presin në pompë për të marrë gaz të lirë.
Transporti i këtij gazi natyror të rinovueshëm është i drejtpërdrejtë, ky gaz bartet nga prodhuesi te konsumatori.
Stacioni i karburantit u hap gjatë shkurtit të kaluar, disa javë përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën që rezultoi edhe me rritjen e kostove të energjisë dhe karburantit.
Rruga Press