Një fenomen i rrallë mbi Europë kapet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor
Një shkëlqim i çuditshëm blu mbi Europë u pikas nga astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në fillim të muajit të kaluar. Astronauti Thomas Pesquet e përshkoi në Twiter si “event shkëlqyes kalimtar”. Ky është një fenomen që ndodh kur ka vetëtima në pjesën e sipërme të atmosferës, në lartësi mbidetare.
“Është një dukuri shumë e rrallë dhe ne kemi një strukturë jashtë laboratorit Columbus të Evropës, i dedikuar për të vëzhguar këto lloj dritash“, shkroi Pesquet në një postim në Flickr. “Stacioni Hapësinor është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këtë observator pasi fluturon mbi ekuator ku ka më shumë stuhi.”
Nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor mund të studiohen evente atmosferike që përndryshe nuk do të mund t’i sudiohen nga Toka, mbi klimën e së cilës mund të kenë ndikim. “Ajo që është magjepsëse për këtë fenomen është se vetëm disa dekada më parë, ato janë vëzhguar në mënyrë anekdotike nga pilotët dhe shkencëtarët, të cilët nuk ishin të bindur se ekzistonin në të vërtetë”, shkroi Pesquet në Flickr.
Rruga Press