Bota

Një ditë pas marrëveshjes së grurit, Zelenksy me deklaratën e rradhës për armëpushimin

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se një armëpushim me Rusinë, pa marrë territoret e pushtuara, do e zgjaste luftën.

Ai paralajmëroi se një armëpushim që i lejon Rusisë të mbajë të pushtuara territoret ukrainase, do të inkurajonte një konflikt edhe më të gjerë, shkruan Reuters.

Kjo sipas tij, do i jepte Moskës një mundësi për të kryer ofensivë dhe sulme të reja ndaj forcave ukrainase.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ngrirja e konfliktit me Federatën Ruse do të thotë që ne do i japim mundësi atyre që të pushojnë dhe të përgatiten për një tjetër ofensivë”, u shpreh Zelenski.

Vetëm një ditë pasi Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për  të lejuar eksportin e grurit, shpërthime janë dëgjuar në portin kyç të Odesës.

Ushtria ukrainase bëri me dije se 2 raketa goditën portin në orët e para të mëngjesit.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Sipas kushteve të marrëveshjes të nënshkruar në Stamboll, Rusia ra dakord të mos godiste portet ndërsa dërgesat e grurit janë në tranzit.

Pavarësisht akuzave nga Kievi, Moska nuk ka konfirmuar nëse ka sulmuar apo jo infrastrukturën ne qytetin jugor te Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *