Bota

Një anije amerikan hyn në ujërat e pretenduara nga Kina për herë të tretë brenda një jave

Një anije luftarake e marinës amerikane lundroi përmes ngushticës së Tajvanit të martën, hera e tretë brenda një javeë që anija hyn në ujërat e pretenduara nga Kina, duke shtuar tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Uashingtoni tha se lundrimi i fundit i destrojerit me raketa të drejtuara, “USS Benfold”, demonstroi “angazhimin e tij për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, por Pekini e cilësoi atë si një “provokim” që tregonte se Shtetet e Bashkuara ishin “shkatërruese të paqes dhe stabilitetit”. “

Ngushtica është një shtrirje ujore 110 milje (ose 180 kilometra) e gjerë që ndan ishullin e vetëqeverisur demokratik të Tajvanit nga Kina kontinentale.

Pekini pretendon e ka sovranitetin mbi Tajvanin, pavarësisht se Partia Komuniste në pushtet e Kinës nuk e ka kontrolluar kurrë ishullin — dhe e konsideron ngushticën pjesë të “ujrave të saja të brendshme”.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Marina amerikane, megjithatë, thotë se pjesa më e madhe e ngushticës është në ujërat ndërkombëtare.

Marina citon një ligj ndërkombëtar që i përcakton ujërat territoriale si shtrirje 12 milje detare nga vija bregdetare e një vendi dhe i dërgon rregullisht anijet e saj luftarake përmes ngushticës në atë që e quan liri të operacioneve të lundrimit, përfshirë edhe atë më 10 maj kur kryqëzori me raketa të drejtuara, “USS Port Royal” bëri një një udhëtim të ngjashëm.

Kina reagoi me zemërim ndaj pranisë së anijes në ngushticë dhe ushtria e saj tha të mërkurën se e kishte ndjekur dhe monitoruar anijen amerikane gjatë tranzitit të saj.

“Provokimet e shpeshta dhe shfaqjet e shpeshta nga SHBA-të demonstrojnë plotësisht se SHBA është shkatërruese e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe krijuese e rreziqeve të sigurisë në ngushticën e Tajvanit,” tha Kol Shi Yi, zëdhënës për ushtrinë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Trupat tona janë në gatishmëri të lartë në çdo kohë dhe do të mbrojnë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.”

Javën e kaluar, destrojeri Benfold kreu dy operacione të lirisë së lundrimit në Detin e Kinës Jugore, pranë ishujve të kontestuar ku Pekini ka ndërtuar instalime ushtarake.

Më 13 korrik, destrojeri sfidoi ato që flota e 7-të e SHBA tha se janë “pretendime të tepërta detare” nga Pekini përrreth ishujve Paracel — të njohur me emrin ishujt Xisha në Kinë dhe të shtunën pranë ishujve Spratly — të njohur me emrin ishujt Nansha në Kinë. Pekini gjithashtu reagoi me zemërim ndaj udhëtimit të destrojerit amerikan Benfold pranë ishujve Paracel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *