Lajme

Nisma e re është e vjetër, ligji për ndalimin e qeseve plastike prej 18 muajsh në Parlament

eqja e qeseve plastike është një nismë e vjetër, por që nuk u miratua asnjëherë. Ministria e Mjedisit për disa muaj anonçoi sloganin se më 1 qershor 2020, Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë pa qese plastike. Për këtë u depozitua në Kuvend një projektligj, i cili mbeti në letër.

Heqja e qeseve plastike është një nismë e vjetër, por që nuk u miratua asnjëherë. Ministria e Mjedisit për disa muaj anonçoi sloganin se më 1 qershor 2020, Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë pa qese plastike. Për këtë, u depozitua në Kuvend një projektligj, i cili nuk u miratua asnjëherë.

Nisma e parë e prezantuar nga Edi Rama për kabinetin qeveritar “Rama 3”, është e vjetër.

Lexo më shumë  Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

“Ne do të heqim qeset plastike”, tha Rama pas seancës parlamentare.

Heqja nga përdorimi i qeseve plastike është propozuar në Kuvendin e Shqipërisë që më 17 marsin e vitit 2020 dhe nuk u miratua asnjëherë. Në atë kohë, ish-ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, bëri disa premtime publike.

“Më 1 qershor 2020, Shqipëria vendi i parë në Europë pa qese plastike”, shprehej Klosi në tetorin e vitit 2019.

Si shumë premtime politike, edhe ky nuk u mbajt. Drafti në fjalë është diskutuar në parim në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, por nuk kaloi asnjëherë për miratim për shkak se vetë Ministria e Mjedisit kërkoi më shumë kohë, ndonëse ishte vetë iniciatorja e nismës.

Projektligji, i cili vijon të jetë ende në procedurë parlamentare, ka një nen specifik ku ndalon çdo lloj qeseje plastike në Shqipëri. Për shkelësit e këtij neni kishte edhe sanksione administrative. Konkretisht, për prodhuesit apo tregtarët e qeseve plastike gjoba shkonte deri në 1 milion deri në 1,5 milionë lekë, ndërsa për përdoruesit nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

Projektligji në fjalë, së bashku me 34 nisma të tjera të mbartura nga legjislatura e shkuar, janë në fazë shqyrtimi, nëse ato duhen tërhequr, apo do të vijojë shqyrtimi edhe me deputetët e sapomandatuar./a2news/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *