KryesoreLajme

Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me procesin e rinumërimit të votave edhe në Komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka përcjellë në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor dhe ka vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të këtij procesi në Drenas.

Lexo më shumë  Bordi i Paqes për Gazën i Donald Trumpit: Veprim shtetëror apo iniciativë presidenciale?

Duke marrë parasysh këto rrethana, prokurori i shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës me qëllim të grumbullimit të informatave, evidentimit të shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimit të provave lidhur me këtë çështje.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se është duke përcjellë nga afër edhe procesin e rinumërimit në komunat e tjera që bien në kompetencë të saj.

Lexo më shumë  Miqtë e famshëm të Edi Ramës/ Si i kthejnë darkat me peshk në kontrata shtetërore

“Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

YouTube player