KryesoreLajme

Nisin hetimet për grafitet “Wagner” në veri të Kosovës, policia i cilëson si nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike

Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” kamë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka thënë se njësiti policor i hetimeve po merret me rastin.

Sipas policisë në veri të Mitrovicës grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Rreziku nga rrjetet sociale, psikologia jep shifrat e frikshme: 200 denoncime vetëm në dy muajt e parë të vitit

Ndërkaq në Zveçan, grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime “WAGNER”. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Policia të dyja rastet i ka cilësuar si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

Kujtojmë se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin ngritur nga serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit “Wagner”.

Aktivitetet e grupit “Wagner” janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.

SHBA javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse “Wagner Group”, e cila, siç theksojnë zyrtarët amerikanë, ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *