KryesoreLajme

Nis trajnimi për noterët e rinj, Haxhiu: Do të ndërtojmë një sistem noterial të besueshëm

Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj të vendit tonë. E për nisjen e tyre ka shkruar e para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se me “përkushtimin e noterëve dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale do të jemi në gjendje për ndërtimin e një sistemi noterial të besueshëm”.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ndërtimi i sistemit noterial reflekton vlerat demokratike dhe të drejtësisë sociale.

Lexo më shumë  Strukturat e BE-së thonë se “kanë nisur punën” për heqjen graduale të disa masave ndaj Kosovës

Haxhiu iu ka uruar suksese pjesëmarrësve në fjalën e saj hyrëse.

“Sot kanë filluar trajnimet për noterët e rinj, në fjalën time hyrëse, iu urova suksese të gjithëve dhe theksova se me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme institucionale, do të jemi në gjendje të ndërtojmë një sistem noterial jo vetëm të besueshëm, por edhe që reflekton vlerat tona demokratike dhe të drejtësisë sociale”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit