Lajme

Nis takimi trepalësh

Ka filluar takimi trepalësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesëve të BE-së, përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të fillojnë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

Lexo më shumë  Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

Ai ka thënë se sot në takim në Bruksel do të shoh nëse “palët janë të gatshme të marrin përgjegjësi”.

“Është koha të fillojmë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Sot, do të shohim nëse janë palët e gatshme të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell në platformën “X”.

Fillimisht Kurti e Vuçiq patën takime të ndara me ndërmjetësuesit.

Lexo më shumë  Hargreaves: Me Gërvallën diskutuam për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike

Rruga Press

YouTube player