Nis takimi Kurti-Vuçiq
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel, në prani të ndërmjetësve evropianë.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.
Në fillim u mbajt takimi me Kurtin, pastaj me Vuçiqin.
Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.
Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së.
Rruga Press