KryesoreLajme

Nis protesta për vrasjen e Egli Progës, qindra qytetarë mblidhen te Sheshi Skënderbej

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka nisur në orën 19:30 protesta për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, nga Denis Meçe. Qindra njerëz janë mbledhur në Sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin te Ministria e Brendshme dhe për ta përfunduar te Kryeministria.

Ngjarja që tronditi opinionin publik javën e kaluar me vrasjen në Pogradec, është motiv kryesor i kësaj proteste. Vetë konflikti publik që u përfshinë institucionet e zbatimit të ligjit dhe ato të drejtësisë për të kaluar përgjegjësinë tek njëra-tjetra, përforcoi dyshimet se diçka ka shkuar keq me zbardhjen e ngjarjes mbrëmjen e 10 gushtit në qytetin liqenor.

Lexo më shumë  Dëmtohen bustet e baballarëve të arsimit shqiptar, Kostandin Kristoforidhit, Asdrenit dhe Naum Veqilharxhit në Korçë (Pamjet)

Denis Meçe është sot në arrest me burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa sipas policisë vrasja ishte me dashje. Prokuroria dhe gjykata nuk e mbajtën përgjegjësinë për lehtësimin e akuzës, çka shkaktoi reagimin e fortë të familjareve të të ndjerit.

YouTube player