KryesoreLajme

Nis pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, Murati: Rreth 2 mijë familje në nevojë do të përfitojnë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka filluar pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale.

Sipas tij, nga grupi i parë janë një mijë e 824 familje në nevojë që do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.

Lexo më shumë  AGK-ja: bishti i oligarkëve, hija e opozitës dhe fantazma e UNMIK-ut

“Nga grupi i parë, janë 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.  Përveç heqjes së kritereve diskriminuese, një gjë tjetër me rëndësi që po bëhet në kuadër të reformës është edhe kërkesa për të gjithë anëtarët e aftë për punë që të regjistrohen në Agjencinë e Punës si punëkërkues.  Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Rruga Press

YouTube player