KryesoreLajme

Nis pagesa për grupin e parë të studentëve përfitues të 100 eurove

Të enjten është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës prej 100 eurove, ka njoftuar kryeministri, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

“Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim”, ka njoftuar Kurti.

Qeveria ka ndarë këtë vit nga 100 euro për çdo student aktiv në universitete publike e private të akredituara, me aplikim përmes platformës e-Kosova deri në fund të tetorit, ndërsa pagesat do të ekzekutohen në faza pas verifikimit të listave nga institucionet arsimore.

Lexo më shumë  SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin
YouTube player