KryesoreLajme

Nis numërimi i votave të atyre që votuan në përfaqësi diplomatike

Ka nisur numërimi i votave të shtetasve të Kosovës që votuan në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 15 mijë shtetas të Kosovës kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata nëpër 19 shtete të ndryshme. 

Lexo më shumë  Kur budallenjtë grinden për asgjë: Ukraina mezi ka disa minerale të rralla

“15 e 352 shtetas të Kosovës kanë votuar në përfaqësi. Votimi është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata në 19 shtete të ndryshme”, ka thënë ai. 

Elezi tutje ka thënë se pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike planifikohet nisja e numërimit të votave me postë. 

“Janë aprovuar më shumë se 63 mijë zarfe me fletëvotime”, ka shtuar ai. 

Lexo më shumë  Kurti: Qytetarët presin nga ne ta formojmë Qeverinë
YouTube player