Lajme

Nis ndryshe mbledhja e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti flet për 18-vjeçaren e vrarë në Ferizaj

Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës ka nisur ndryshe pasi kryeministri Albin Kurti ka folur rreth vrasjes tragjike të 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

‘Në formën më të rëndë dhe më çnjerëzore është shfaqë dhuna mbi Marigonën, të cilës dje ia dhamë lamtumirën e fundit. U ndjemë të pafuqishëm përballë një vdekje të tillë. Nuk guxoj ti mendoj momentet e fundit të jetës së një vajze të brishtë, kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, pas një veprimi të tillë, na shuhen shpresat e na bien fuqitë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Kurti ka ngushëlluar edhe njëherë familjet, duke thënë se përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore.

Ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra grash, duhet edukuar shpirti dhe arsyeja, nuk mund të tolerohen. Drejtësia është cështje e shoqërisë në tërësi, respekti i tjetrës-tjetrës dhe njeriut. Sot ngushëllojmë familjarët e Marigonës, ndërkaq, përgjegjësia i takon tërë trupës shoqërore”, tha i njëjti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *