Nis gjyqi për “Gërdecin”, në seancë të gjithë të dëmtuarit nga shpërthimi i 2008
Këtë të enjte ka nisur sërish gjyqi për Gërdecin në vitin 2008.
Në këtë seancë gjyqësore pjesë do të bëhen edhe të gjithë personat që janë dëmtuar nga shpërthimi ku mbeten të vrarë 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
I vetmi i pandehur është ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu mbi të cilin rendon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Gazetari Ermal Vija, Raporton për ABC News se seanca pritet që të nisë në orën 14:00 dhe nuk dihet nëse në këtë seancë do të jetë i pranishëm ish ministri i cili prej 3-4 seancash nuk është paraqitur por thjesht në seancë kanë shkuar avokatët e tij.
Rruga Press