Bota

Nis furnizimi i Ukrainës me armë, SHBA u jep dritën jeshile 3 vendeve të NATO-s

Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë dritën jeshile tre anëtarëve baltike të NATO-s, për të dërguar armë të prodhuara nga SHBA në Ukrainë.

Vendimi vjen si pjesë e kundërpërgjigjes së aleancës ndaj kërcënimit të një ofensive nga forcat ushtarake ruse.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit në Berlin, ku Sekretari i Shtetit Antony Blinken po mban bisedime për krizën në Ukrainë, tha se Uashingtoni “po përshpejtonte transferimet e autorizuara të pajisjeve me origjinë nga SHBA nga aleatët e tjerë”.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

“Aleatët evropianë kanë atë që u nevojitet për të ecur përpara në ndihmë shtesë të sigurisë Ukrainës në ditët dhe javët e ardhshme,” tha zyrtari.

Kjo është raportuar nga zyrtarët amerikanë të cituar nga Wall Street Journal.

Vendimi do të lejojë Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë të dërgojnë armë antitank Javelin dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Stinger për forcat ukrainase.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player