Nis aksioni, RENEA zbarkon në Kukës, kë kërkojnë?
Një aksion ka nisur mbrëmjen e sotme në Kukës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se forcat speciale të RENEA kanë zbarkuar sot në një aksion “blic” në qytet e kanë nisur menjëherë me kontrollet.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion paraprak nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me objektivin e aksionit të ndodhur.
Aksioni i fundit i RENEA-ve në këtë qytet u zhvillua në tetor, në kuadër të operacionit “Vila”, gjatë të cilit u vu në pranga Besmir Sulaj, i cili akuzohej për shpërndarje droge. Po ashtu, në kërkim u shpall Fatjon Elezaj, ndërsa nën hetim u vendosën edhe 7 persona të tjerë.
Rruga Press